EUROPA LEAGUE/ Kukësi turpërohet në Hungari, kualifikimi mbetet ëndërr (VIDEO)







Skuadra e Kukësit është mposhtur me rezultatin 3-0 nga Debrecen në takimin e parë të zhvilluar në Hungari, të vlefshëm për turin e parë kualikues të UEFA Europa League.

Një disfatë e thellë që e bën gati të pamundur kualikimin e verilindorëvë për në turin e dytë.

Gafa e Kukësit në minutën e 54’ u ndëshkua me gol nga i porsa aktivizuar Garba, nisi shthurjen e ekipit shqiptar, që mund të përdorë si alibi edhe disa vendime të arbitrit, në një penallti të mohuar dhe një gol të dyshimtë të hungarezëve që dyshuan në të 77’ me Varga.

Ishte i njëjti autor, që në të 83’ realizoi dopietën personale dhe golin e tretë për Debrecen, që ka hedhur një hap të sigurtë drejt kualikimit për në turin e dytë kualikues të UEFA Europa League.

Me këtë humbje të thellë Kukësi thuajse i jep lamtumirën Europës.
Shtuar më 11/07/2019, ora 21:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori