EUROPA LEAGUE/ Milani synon "hakmarrjen" ndaj Lille, Napoli kërkon të nderojë emrin e legjendës Maradona
Europa League luan këtë të enjte raundin e 4-t të ndeshjeve në grupe, ku spikasin disa sfida interesante që do të luhen mbrëmjen e sotme në dy orare 18:55 dhe 21:00.

Milani pa Ibrahimovic do të kërkojë të hakmerret ndaj Lille për atë humbje 0-3 në San Siro tre javë më parë. Në Francë parashikohet një ndeshje shumë e luftuar mes dy skuadrave që përveç kualifikimit duan edhe kreun e grupit.

Në mbrëmje në orën 21:00, Napoli pret Rijekan në San Paolo një ndeshje që do të kërkojë ta fitojë me çdo kusht jo vetëm për të ruajtur kreun e grupit por edhe të nderuar emrin e legjendës së kaltër Diego Armando Maradona i cili u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, një ditë më parë.

Sonte luhen edhe ndeshjet Cluj-Roma dhe AZ Alkmaar-Real Sociedad.
Shtuar më 26/11/2020, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori