Elseid
Hysaj dhe Amir
Rrahmani do të vazhdojnë të mbeten jashtë klubit të Napolit edhe për ndeshjen e radhës të skuadrës, e cila është në Ligën e Europës ndaj AZ
Alkmar si pasojë e COVID-19.
Të dy futbollistët shqiptarë rezultuan pozitivë teksa ishin të grumbulluar me përfaqësueset respektive, Shqipërinë dhe Kosovën.
Ndërkohë, edhe në testet e fundit, duket se virusi ende ka gjurmë te ta, ndaj është e pamundur të bashkohen rregullisht me skuadrën e kaltër.
Napoli do të luajë të enjten ndeshjen mjaft të rëndësishme për Grupin F në transfertën holandeze me AZ
Alkmar, e cila mund të vendosë fatin e kualifikimit në fazën tjetër.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 11:25