Europa League sot zbulon 8 skuadrat çerekfinaliste, ja duelet (FOTO)

Sonte në mbrëmje do të mësohen emrat e 8 skuadrave çerekfinaliste të Europa League. Dueli më interesant do të zhvillohet në Romë, atje kuq verdhekutë do të tentojnë të përmbysin humbjen 4-2 të ndeshjes së parë ndaj Lyon-it.

Manchester United do të presë në “Old Trafford” skuadrën e Rostov. Pas barazimit 1-1 të ndeshjes së parë, misioni i kualifikimit nuk duket i vështirë për skuadrën e Mourinhos.

Celta Vigo do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Krasnodarit në Rusi. Skuadra spanjolle shkon në këtë përballje me avantazhin e ndeshjes së parë 2-1.

Tjetër sfidë interesante është derbi gjerman mes Monchengladbach dhe Schalke. Ndeshja e parë luajtur në Gelsenkirchen përfundoi 1-1, një rezultat që i jep një avantazh të lehtë skuadrës së Monchengladbach.

Shtuar më 16/03/2017, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori