Europa League, starton sot faza çerekfinale
Europa League
Europa League starton sot fazën e saj çerekfinale. Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në Europë për futbollin, sonte në orën 21.05 do të luajë ndeshjet e saj të para çerekfinale. Të tetë skaudrat që kanë arritur deri në këtë fazë kanë treguar një lojë të bukur dhe rezultatet e ndeshjeve janë të paparashikueshme.

Sigurisht që skuadrat e Valencia, Athletic Bilbao, Atletico Madrid dhe Schalke 04 janë ekipet favorite për të ngritur trofeun në finalen e Bukureshtit por Europa League në vitet e fundit ka treguar se suprizat nuk kanë asnjëherë fund.

Ndeshjet Schalke 04-Athletic Bilbao dhe AZ Alkmaar-Valencia janë dy sfidat më të forta të cilat priten të dhurojnë spektakël. Prandaj mos humbisni asnjë prej sfidave të sotme. /albeu.com/

Ndeshjet:

21:05 Atletico Madrid - Hannover
21:05 AZ Alkmaar - Valencia
21:05 Schalke - Athletic Bilbao
21:05 Sporting Lisbon - Metalist Kharkiv
Shtuar më 29/03/2012, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori