Europë, goleadorët e momentit (FOTO LAJM)

Serie A - Edinson Cavani - 5 gola
Kampionatet e futbollit në Europë sapo kanë filluar por që në javët e para yjet kanë ditur të tregojnë vlerat e tyre. Disa prej tyre nuk janë ata që prisnim në fillim të sezonit por futbolli ndaj dhe është i bukur sepse di të dhurojë supriza në çdo moment.

Në Serie A, golashënuesi më i mirë për momentin është Edinson Cavani me 5 gola në po kaq ndeshje. Uruguajani ishte "vrasësi" i Lazios mbrëmjen e djeshme teksa i shënoi plot tre herë.

Në Ligue I, ashtu siç pritej kryegolashënues është Zlatan Ibrahimoviç me 7 gola në 6 ndeshje duke u shndërruar në njeriun kyç të ekipit të Carlo Ancelottit.

Në Spanjë kryeson Radamel Falcao, i cili po mposht dyshen e frikshme Messi-Cristiano Ronaldo, ndërsa në Bundesligë kryeson listën e goleadorëve kroati i Bayern Munchen, Mario Mandzukiç me 5 gola duke bërë që të mos ndjehet mungesa e Mario Gomez.

Ky është vetëm fillimi prandaj nga këta superyje prisni më shumë gola dhe emocione. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2012, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori