Europiani 2024 u kërkua nga Turqia, por UEFA ia jep këtij shteti
Pëlqej
Gjermani dhe Turqia kanë qënë në një garë të ashpër, për të qënë organizatorë të Europianit 2024.

Por në fund kanë qenë gjermanët ata të cilët kanë arritur të bindin Qeverinë Europane të Futobllit për të patur privilegjin e organizimit të Euro 2024.

Vendimi u mor nga 19 anëtaret e këshillit të UEFA-s. Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Grindel, dhe zëvendës-presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Servet Yardimci, nuk morën pjesë në vendim.

Gjermania kishte qenë favorite për ta fituar këtë të drejtë edhe më parë për shkak se ka organizuar gara të tilla edhe më herët në historinë e saj dhe i kishte plotësuar më shumë kritere se sa Turqia. /albeu.com/


Shtuar më 27/09/2018, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori