Eusebio "tradhëton" CR7: Messi më i miri
Legjenda e futbollit portugez, Eusebio, ka pranuar ne nje interviste te dhene per “Radio Caracol Colombia” se Cristiano Ronaldo nuk eshte futbollisti me i mire ne bote. “Ronaldo eshte lojtar i nje niveli shume te larte por ai nuk eshte me i miri ne bote aktualisht. Me i miri eshte Messi, nje lojtar qe ka shume me teper prestigj ne arenen nderkombetare”.

“Pantera e zeze” me pas ka treguar se nuk mund te beje krahasime mes brezave dhe per kete arsye nuk mund te zgjidhte me te mirin mes CR7 dhe Luis Figos, nje prej futbollisteve te tij te preferuar. Nderkohe, duke folur per futbollin kolumbian, ai ka perdorur superlativa per sulmuesin e Atletiko Madrid, Radamel Falkao.

“Ai eshte nje futbollist i jashtezakonshem. Sipas mendimit tim, eshte me i madhi i te gjithe futbollisteve kolumbiane qe aktivizohen ne Evrope”, tha ai.

Eusebio analizoi edhe mundesite e Portugalise per te fituar Euro 2012. “Kemi nje kombetare te mire, me lojtare te mire te cilet luajne ne ekipe te forta jashte Portugalise si Kristiano Ronaldo te Real Madrid dhe Nani te Mancester Junajtid. Portugalia ka eksperience dhe mund te beje cudine, por nuk them se mund te shpallet Kampione Europe”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2012, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori