Eva Murati zbulon ëndrrën e fëmijërisë, tashmë gjithçka e ka bërë realitet (FOTO LAJM)

Eva Murati është një nga emrat më të njohur për publikun, sepse përveçse si moderatore ajo është prezantuar edhe si aktore. Prej disa kohësh Eva moderon emisionin "Champions League" në "Vizion Plus" dhe ka treguar se është shumë e zonja në këtë fushë.

Në fakt moderatorja simpatike duket se i ka pasur synimet shumë të qarta për veten që në moshë të vogël.

Mbrëmjen e djeshme Eva ka realizuar një intervistë të shkurtër me ndjekësit e saj në "Instagram" dhe përgjatë saj ka zbuluar se ëndrra e saj e fëmijërisë ka qenë të ishte një "showgirl". Eva ka publikuar një foto të saj të vjetrën, në të cilën ajo shfaqet me një mikrofon në dorë dhe e buzëqeshur.

Nga fotografia kuptohet se moderatorja e ka njohur formatin e një "showgirl" dhe madje i ka dalë kundër edhe prindërve për të realizuar ëndrrën e saj.

"Të jem një "showgirl". Më pëlqente çdo gjë që ka lidhje me artin, kënga, aktrimi, baleti, prezantimi dhe besoj se fakti që të shtëpisë nuk kishin qejf ma shtonte edhe më tepër adrenalinën dhe qejfin për t’u marrë", ka shkruar moderatorja bashkangjitur fotos së fëmijërisë.
Shtuar më 15/06/2019, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori