Evazioni fiskal, Messi paguan 5 milionë euro
Lionel Messi
Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi dhe babai i tij, Jorge, u kanë paguar 5 milionë euro autoriteteve spanjolle pasi akuzave për evazion fiskal. Në një komunikatë të gjykatës në Gava në afërsi të Barcelonës thuhet se ata kanë depozituar 5 milionë euro në muajin e kaluar në formën e gjobës.

Messi dhe babai i tij u akuzuan se kanë fshehur mbi katër milionë euro duke mos i përfshirë të gjitha hyrjet për periudhën 2006-2009. Shitja e të drejtave reklamuese të 26-vjeçarit është fshehur duke përdorur një mbulesë përmes kompanive në Uruguaj, Belize, Zvicër dhe Britani të Madhe.

Megjithatë, Messi ka mohuar të ketë informacion për të gjitha këto duke thënë se nuk e ka idenë se për çfarë bëhet fjalë, sepse ai dhe babai i tij nuk merren me gjëra të tilla, por kanë të angazhuar njerëz të tjerë.

"Ne kemi avokatët tanë dhe menaxherët e pasurisë që merren me këto punë dhe ne u besojmë dhe ata do ta zgjidhin këtë çështje. E vërteta është se unë nuk e kam idenë për gjithë këtë, prandaj kemi njerëz që merren me këto punë", pati deklaruar katër herë fituesi i "Topit të Artë".



Messi është banor i Barcelonës që nga viti 2000, ndërsa në vitin 2005 mori nënshtetësinë e Spanjës. Ai është njëri nga futbollistët më të paguar në botë dhe përfiton rreth 15 milionë euro nga paga e tij vjetore së bashku me bonuset, sipas "Forbes". Po ashtu, ai përfiton rreth 16 milionë euro nga reklamat e kompanive, si Adidas, Pepsi, P&G e Turkish Airlines. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori