Everton dhe Manchester United ndajnë pikët (VIDEO)


Everton dhe Manchester United kanë barazuar 1:1 në javën e 28 të Premie League.

Të dyja golat u realizuan në pjesën e parë teksa rastet nuk munguan deri në fund.

Calvert-Lewin (3’) realizoi në fillim, pas një gafe katastrofale të De Gea.

Por kundërpërgjigja nuk vonoi, me transferin e ri Bruno Fernandes (31’) që shënoi pas një goditje të bukur.

Deri në fund, ishin vendasit që realizuan por goli u anulua nga VAR për shkak të pozicionit jashtë loje dhe kësisoj ndeshja u mbyll baras 1:1.

Man Utd mbetet në vendin e pestë me 42 pikë, kurse Everton në vendin e 11 me 37 pikë.
Shtuar më 01/03/2020, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori