Evertoni bën vetëvrasje, Manchester City ja del me sukses (VIDEO)


Manchester City nuk dorëzohet në garën për titullin e Premier League.

Edhe pse ndodhet shpesh 13 apo dhe 16 pikë larg Liverpool-it kryesues, "Qytetarët" nuk e heqin aspak këmbën nga gazi. Diçka të tillë e konfirmuan edhe mbrëmjen e sotme, me Sergio Aguero që shënoi golin e fitores në transfertë ndaj Sheffield United.

Argjentinasi bëri të "harrohet" ajo penallti e humbur nga Gabriel Jesus dhe të dërgojë në 13 pikë distancën me "The Reds" .

Në takimet e tjera, Aston Villa fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Watford. Tre pikë mori edhe Bornnemouth mposhti 3-1 Brighton dhe Southampton triumfoi 2-0 përballë Crystal Palace.

Mbrëmje për tu harruar për Everton, që edhe pse po kryesonte 2-0 deri në fundin e takimit, mori vetëm 1 pikë ndaj Newcastle, që shënoi dy herë në minutat shtesë për të kompletuar një 90 minutësh të çmendur.
Shtuar më 21/01/2020, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori