Evra: Barazimi nuk do ishte çudi
Lidhur me paraqitjen e zhvilluar dje, Patris Evra ka përgëzuar Shqipërinë por shprehet se priste një duel shumë të luftuar.

“Shqipëria është një skuadër shumë e fortë. Ka futbollistë që luajnë me zemër për fanellën që mbajnë veshur.

Nuk dorëzohen për asnjë moment. Në fakt, ne e prisnim që do të ishte e vështirë.

Kishim luajtur dy miqësore, prej të cilave njërën e humbëm dhe tjetrën dolëm barazim në shtëpi.

Mendoj se edhe në ndeshjen e parë kundër Zvicrës, nuk e merituan që të humbisnin", deklaroi Patris Evra për “SuperSport”.

"Shpërdoruan një mundësi të shkëlqyer në fund. Madje, nëse do të kishin barazuar me ne, nuk mendoj se do të ishte e vjedhur. Takova trajnerin e Shqipërisë dhe e përgëzova. Janë me të vërtetë një ekip për tu vlerësuar”, tha më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2016, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori