Evra humb kombëtaren për shkak të vdekjes së vëllait
Patrice Evra nuk do të jetë pjesë e kombëtares franceze për dy sfidat e ardshme miqësore me Shtetet e Bashkuara dhe Belgjikën.

Tranjeri i "gjelave" Loran Blank ka vendosur mos ta grumbullojë mbrojtësin e majtë të Manchester United jo për shkak të gjëndjes së tij sportive por për arsye familjare të futbollistit.

Disa ditë më parë, vëllai 42-vjeçar i Evra humbi jetën për shkak të një infrakti dhe mbrojtësi do kalojë disa ditë pranë familjes së tij në Francë. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori