Evra kapet me Giggs: Pse duhet të më vrasësh kështu në TV?
Rayn Giggs dhe Patrice Evra ishin të ftuar në një shfaqje televizive për të folur në lidhje me zhvillimet e fundit në ekipin e Manchester United. Të dy kanë luajtur së bashku te "Djajtë e Kuq", ndërsa uellsiani është tallur me francezin live.

I pyetur në lidhje me mbrojtjen e Manchesterit dhe sidomos krahun e majtë, Evra tha: "Që kur jam larguar unë nga United, Young ka qenë mbrojtësi i majtë më i mirë i United". Giggs menjëherë u hodh në sulm duke vënë në lojë shokun e tij: "Për të qenë i sinqertë, United nuk ka patur një mbrojtës të majtë të mirë që prej kohës së Denis Irwin".

Evra u hodh menjëherë në kundërsulm duke i thënë Giggsit me shaka:

"Pse duhet të më vrasësh mua kështu në televizor Giggs? Pse?", - gjithçka në kuadrin e shakasë.
Shtuar më 14/09/2019, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori