FA apelon dënimin e Rooney
Rooney
Federata Angleze e Futbollit (FA) ka njoftuar se do të apelojë dënimin prej tre ndeshjesh që UEFA i ka dhënë sulmuesit Wayne Rooney, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen Mali i Zi-Angli, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian.


Sulmuesi i Manchester United goditi me shkelm nga prapa një kundërshtar që i kishte marrë topin gjatë një aksioni.


“Afati i fundit për apelim ishte mbrëmja e së premtes dhe ne jemi përgjigjur. Kemi vendosur të apelojmë vendimin”, u shpreh një zëdhënës i FA-së.
Në rast se apelimi nuk do të merret parasysh dhe do të qëndrojë në fuqi dënimi prej tre ndeshjesh, Rooney do të mungojë për kombëtaren e angleze në fazën e grupeve të Euro 2012. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori