FA Cup/ Klopp do respektojë pushimet dimërore, ndaj Shrewsbury në stol Critchley
Ashtu si në çerekfinale e Kupës së Ligës ndaj Aston Villës, Klopp ka vendosur që Liverpool të luaj me skuadrën e të rinjve dhe e drejtuar nga Neil Critchley.

Ndeshja e kthimit ne FA Cup ndaj Shreëbury do te luhet me 5 ose 6 shkurt. Kjo dtë përkon me periudhën e pushimit dimëror të skudrës së parë të Liverpoolit.

“Ne kemi marrë një letër në prill nga Premier League që duhet të respektojmë pushimin e dimrit për lojtarët. Nuk lejohen ndeshje miqësore ndërkombëtare ose lojëra të tjera konkurruese. Dhe ne do ta respektojmë atë.

U thashë djemve më parë se do të kenë pushim dimëror. Tani nuk mund t’ia heqim edhe këtë pushim që kanë. Pra, kjo është zgjidhja jonë.

Klopp shpreson që futbollistët e rinj dhe Critchley do ta fitojnë ndeshjen, ndryshe nga sa ndodhi në fushën e Aston Villa në fund të vitit të kaluar.” /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2020, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori