FA i kërkon shpjegim Mourinhos për deklarata thumbuese para derbit
Pëlqej
Federata e Futbollit të Anglisë (FA) i ka kërkuar Jose Mourinhos t’i shpjegojë komentet që i bëri para mediave në prag të ndeshjes në derbi ndaj Manchester Cityt.

Skuadra e portugezit, Manchester United, u mposht nga rivali City me rezultat 2-1 në derbin e së dielës në Premier Ligë, i cili u prish nga një përleshje pas ndeshjen në tunelin e “Old Traffordit”, shkruan Albeu.com.

FA tashmë u ka kërkuar të dy skuadrave që ta shpjegojnë incidentin, gjatë të cilit thuhet se Mourinho u gjuajt me qumësht.

Megjithatë, Mourinho mund të jetë në telashe për shkak të komenteve të bëra para kësaj ndeshjeje, kur e akuzoi Cityn se lojtarët e saj rrezohen lehtë në fushë.

“Pak me fry era, ata rrezohen”, pati thënë Mou.

Ndërkohë FA ka thënë në një komunikatë: “FA i ka kërkuar shpjegime Jose Mourinhos për komentet para ndeshjes, të cilat i bëri më 8 dhjetor”.
Shtuar më 14/12/2017, ora 23:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori