Fabio Cannavaro sulmon Interin
Albeu.com
Mbrojtësi i Real Mandridit, Fabio Cannavaro, ka sulmuar Interin duke thënë se periudha e tij kohore e kaluar në Giusepe Meazza, ka qenë më e keqja në karrierën e tij.Cannavaro ka luajtur dy vite për Interin, para se të kalonte te Juventusi, prej ku, pas skandalit Cialciopoli, kaloi tek klubi mbretëror.

“Kam kaluar vitet më të këqija të karrierës time në Inter. Theva këmbën dhe nuk mundesha të stërvitesha, pasi këmba ime e majtë ishte 40% më e vogël se e djathta. Pastaj mbusha 32 vjet dhe Interi vendosi të më shesë tek Juventusi, edhe pse isha i kënaqur në Giusepe Meazza”, ka thënë Cannavaro.

“Jam i zhgënjyer me mënyrën se si kam qenë i trajtuar”, ka përfunduar lojtari më i mirë i vitit 2006, i shpallur nga FIFA.
Shtuar më 23/05/2008, ora 22:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori