Fabio Capello trajner i PSG-së?
Me largimin e Carlo Ancelottit, thuajse të sigurtë drejt Realit të Madridit, në stolin e Paris Saint Germain do të ulet një tjetër trajner italian. Ai është Fabio Capello që aktualisht drejton kombëtaren ruse.

Sipas mediave në Moskë dhe në Paris, Capello ka rënë dakort me drejtuesit rusë të PSG-së dhe shumë shpejt pritet të nënshkruajë marrëveshjen që do ta lidhe atë me skuadrën kampione të Francës me të paktën një vit.

Detajet financiare të kontratës mbeten për t’u sqaruar, por ajo që është e sigurtë është se Capello do të largohet nga Rusia duke e lënë atë në një moment vendimtar për kualifikimin direkt në kupën e botës në Brazil.

Përflitet se pas largimit të Capello-s, trajneri që do të drejtojë kombëtaren ruse do të jetë sërish një italian dhe emrat janë 2, Roberto Mancini dhe Luciano Spalletti. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2013, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori