Fabio Capello është i befasuar totalisht se si Jose
Mourinho dhe Antonio
Conte e kanë lënë grindjen e tyre publike të shkojë kaq larg, duke thënë se atyre i ka ikur mendja.
Conte dhe
Mourinho janë duke u grindur me fjalë publikisht që prej se portugezi sugjeroi se rivali i tij është kloun për shkak se është shumë i gjallë në vijën anësore.
“Është fanella e
Chelseat që i bën nervoz trajnerët. Të gjithë i mbajmë në mend ankthet kur ai [
Mourinho] ishte trajner i
Chelseat”, ka thënë Capello.
“
Conte po e bën pikërisht të njëjtën gjë si
Mourinho. Të gjithë e mbajmë mend Mourinhon duke rënë në gjunjë në mes të fushës apo Mourinhon duke vrapuar pas ndonjë fitoreje”, ka shtuar trajneri italian.
“Atyre iu ka ikur mendja krejtësisht. Nuk e imagjinoja se do të shkonin kaq larg”. përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018,
ora 19:23