Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Fabregas apo Ribery - vendos Guardiola
Albeu.com
Me shumë mundësi njëri mes mesfushorit spanjoll dhe atij francez do të jetë blerja më e madhe e katalanasve në merkaton e verës. Vendimi përfundimtar i takon trajnerit Pep Guardiola.Ai ka nevojë për një lojtar me karakteristikat e Franck Riberysë, sepse nuk ka në dispozicion një mesfushor me aftësi të tilla në krahun e majtë. Por bavarezët po tregohen kockë e fortë dhe nëse Barça dëshiron të sigurojë shërbimet e mesfushorit francez, duhet të derdhë në arkat e gjermanëve as më pak e as më shumë por plot 80 milionë euro.

Kurse kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, është një objektiv më i mundshëm për t’u arritur. Vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në “Kamp Nou” dhe dita-ditës “Topçinjtë” po mësohen me faktin që një ditë mund të mos e kenë më kapitenin e tyre. Spanjolli vlerësohet rreth 45 milion euro dhe nëse ai i bashkohet katalanasve, atëherë Iniesta do të kalonte në krahun e majtë të mesfushës.
Shtuar më 05/02/2010, ora 03:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori