E FUNDIT/ Plagoset me pistoletë silenciator një person pranë piramidës
Fabregas dhe Nasri do të largohen
Sulmuesi i Arsenalit, Marouane Chamakh pret që dyshja Cesc Fabregas e Samir Nasri do të largohen nga klubi londinez i Arsenalit para përfundimit të kësaj merkato verore.

Sulmuesi maroken po ashtu zbuloi se menaxheri Arsene Wenger është në kërkim të lojtarëve të cilët do të mund t'i zëvendësonin dy talentet e Topçinjve.

"Mendoj se të dy lojtarët do të largohen nga klubi. Nuk mendoj se arsye e largimit të Fabregas ose Nasrit është paraja. Menaxheri tashmë po i kërkon pasardhësit e tyre dhe nuk ka qenë i aftë t'i gjejë deri tani".

"Mendoj se, para se t'i lërë të largohen, ai dëshiron t'i gjejë lojtarët zëvendësues. Ky është opinioni im për situatën", deklaroi ish-futbollisti i Bordeaux për të përditshmen franceze "L’Equipe". /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2011, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori