Fabregas drejt Milanit
Albeu.com
"La Gazzetta Dello Sport" njofton se Milani dëshiron ta sjellë në San Siro asin e Arsenalit, Francesc Fabregas. Rossonerët janë pranë humbjes së Ricardo Kaka, i cili pritet që të hënën të nënshkruajë kontratë me Real Madridin, ndërkohë ...... drejtuesit kuqezi dëshirojnë ta përforcojnë skuadrën me paratë e fituara nga shitja e brazilianit.

Mediat italiane njoftojnë se Fabregas do të ishte lojtari i duhur për klubin nga Serie A, ndërsa mesfushori spanjoll ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Topçinjtë pas aventurës gjashtëvjeçare në Londër.

Mësohet se ish-bashkëlojtarët e tij, Mathieu Flamini dhe Philippe Senderos, janë duke bërë orvatje për ta bindur Fabregasin që të nënshkruajë për Milanin.
Shtuar më 06/06/2009, ora 21:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori