E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
Fabregas: Duhet të tregojmë shpirtin tonë luftarak kundër Unitedit
Cesc Faregas i ka kërkuar Chelseat që të zgjohen dhe t’ia marrin FA Cup Manchester United të shtunën në finale.

Blutë duhet ta hedhin pas krahëve sezonin e tyre në Premier League ku nuk mundën ta mbrojnë titullin, madje përfunduan edhe jashtë top 4 në renditje.

“Duhet të ndjeni zjarrin brenda juve, urinë duhet ta tregoni në fushë dhe të bëni atë që duhet, jo atë që mund të ju them unë apo trajneri. Ky zjarr që ju e keni duhet të tregohëtshtunën që të jemi të sigurt që të jemi në formë të ndeshjes sonë”, ka thënë ai.

“Është dita e parë që jemi kthyer në stërvitje pasi u mposhtëm nga Newcastle, kështu që ne duhet të luajmë sa më shumë që të japim 100 për qind të punës sonë. Në fakt ne duhet të japim 120 për qind që të fitojmë këtë ndeshje”, deklaroi Fabregas. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2018, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori