Fabregas e njeh shumë mirë lojën tonë
Talenti argjentinas ka luajtur një rol të rëndësishëm në fitorën e së hënës ndaj Villareall, duke shënuar kështu dy gola në këtë takim, por ai deklaroi se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

"Fabregas luan në fushë sikur ka vite tek Barcelona dhe kjo është një gjë për tu admiruar nga të gjithv ne", tha Messi.

Pavarësisht se Barçës i munguan pesë mbrojtës për këtë ndeshje, gjë e cila e detyroi trajnerin Pep Guardiola përdorë formacionin 3-4-3, klubi katalanas ishte dominues gjatë gjithë takimit, dhe Messi lavdëroi ekipin e tij për këtë paraqitje.

"Ne demonstruam se ne jemi duke luajtur mirë. Gjëja më e rëndësishme është që ne të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë", përfundoi Messi. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2011, ora 20:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori