Fabregas i gatshëm për ndeshjen me Milanin
Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas do të jetë i gatshëm për përballjen në ndeshjen e kthimit me skuadrën e Milanit e vlefshme për Champion League, ndeshje e cila do të zhvillohet të martën. Lajmi është bërë i ditur nga tekniku i Barcelonës Pep Guardiolai cili njoftoi se ai e kishte kaluar problemin që kishte pasur.

"Cesc Fabregas ka pasur një problem në shpinë të enjtën. Ne jemi marrë me këtë problem dhe sot ai është më mirë. Kështu, edhe pse jemi detyruar ta lëmë jashtë sfidës ndaj Bilbaos, ai do të luajë sigurt ndaj Milanit të martën", ka theksuar Guardiola. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori