Fabregas martohet me Daniella Semaan
Pëlqej
Cesc Fabregas e ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij disavjeçare me partneren Daniella Semaan.

Futbollisti spanjoll ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale nga dita e rëndësishme e jetës së tij.

Ceremonia martesore është mbajtur në Cliveden House, në Berkshire, dhe gjithçka ishte e përgatitur në detaje.

Fabregas ka tre fëmijë nga lidhja me Semaan, ndërsa gruaja e tij i ka edhe dy fëmijë të tjerë nga një lidhje e mëparshme.
Shtuar më 16/05/2018, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori