Fabregas: Me Oscar dhe Hazard kombinim perfekt
Fabregas është shprehur se po i pëlqen stili i lojës së Chelsea dhe se kombinohet mjaft mirë me Hazard dhe Oscar.

“Më pëlqen të luaj këtë lloj futbolli. Eden dhe Oscar po ashtu ia dalin mirë dhe ne të tre po lidhemi shumë mirë dhe golat treguan kualitetet e gjithë ekipit”.

“Tani që jam një mesfushor më i thellë do të ketë momente gjatë sezonit kur ndoshta kaloj pesë ose gjashtë ndeshje pa shënuar gol ose pa asistuar”.

“Por jam më krenar për punën ekipore, disiplinën, mënyrën se si ne u përballën me përjashtimin, pastaj golat e mi dhe asistimet e mia. U jap këto elemente njerëzve tjerë për të folur”

“Ne luajtëm një pjesë të dytë të mirë kur ishim 10 kundër 10. Ne e kishim të vështirë në disa minutat e para, por fatmirësisht Oscar shënoi një gol fantastik dhe ky na ndihmoi neve, dhe 10 kundër 10 është tjetër ndeshje dhe ishte një paraqitje solide”, ka thënë Fabregas.
Shtuar më 20/10/2014, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori