Fabregas mund të largohet si lojtar i lirë nga Chelsea
Cesc Fabregasi mund të largohet nga Chelsea si lojtar i lirë nga Londra.

Konkurrenca është e madhe në mesfushën e Maurizio Sarrit, dhe kjo mund ta shtyjë spanjollin që të largohet nga “Stamford Bridge”.

Interi dhe Milani janë dy skuadrat që po interesohen për ish-mesfushorin e Arsenalit dhe Barcelonës, kontrata e të cilit përfundon në muajin qershor, largimi i tij mund të ndodhë në muajin janar.

Që prej transferimit të tij në Chelsea në vitin 2014, 31-vjeçari ka bërë 183 paraqitje, ku ka shënuar 21 gola dhe ka bërë 55 asistime.
Shtuar më 13/09/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori