Fabregas: Murinjo është një mik, me Guardiolën ndodhën gjëra që nuk dua t'i flas
Fabregas prej dy vitesh është pjesë e Monakos në kampionatin francez dhe duket se ka mbetur paksa larg vëmendjes që kishte kur aktivizohej me Barcelonën apo me Ccelsin.

Së fundmi, spanjolli ka folur për marrëdhënien e tij me Murinjon dhe Guardiolën teksa për këtë të fundit tregoi se kanë ndodhur gjëra, por që kërkonte të mos i fliste.

“Murinjo ka qenë trajneri që më ka inspiruar më shumë kur lashë Barcelonën. Sot e kësaj dite vazhdoj të flas me të dhe e konsideroj një mik, në atë kohë më ka ndihmuar shumë dhe ndoshta me të kam bërë një nga sezonet më të mira në karrierë. Ndërkohë, me Pep nuk jam dëgjuar më.

Kanë ndodhur gjëra për të cilat nuk kam qejf të flas. E pranoj se ka qenë idhulli im, mbase është personi nga i cili kam mësuar më shumë si lojtar dhe më pas si trajner”, u shpreh Fabregas.
Shtuar më 18/11/2020, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori