Fabregas në janar te Milan?
Merkatoja e verës është mbyllur prej disa ditësh, por te Milan mendojnë sërish për të edhe pse duhet të presin janarin për tu hedhur në sulm. Duke parë situatën delikate të Cesc Fabregas te Barcelona, kuqezinjtë do të tentojnë të sjellin në San Siro një prej dëshirave të vjetra të klubit milanez.

Mesfushori blaugrana dhe i kombëtares spanjolle ka qënë nën interesimin e Milan në verën e 2011-ës, por ish lojtari i Arsenal vendosi të shkojë në klubin ku ishte rritur dhe lançuar si futbollist.

Sipas asaj që shkruan "Corriere dello Sport", nuk eleminohet mundësia për të parë fabregasjanar te Milan: një huazim i futbollistit do të kënaqte të gjitha palët. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2012, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori