Fabregas "noton në para"
Ish-kapiteni i Arsenalit, Fabregas besohet të ketë nënshkruar një kontratë 5-vjeçare. Ai u bashkua me Barcelonën nga Arsenali, për 35 milion funte, në verë dhe është ylli i fundit i cili nënshkroi me markën Puma.

Mesfushori spanjoll ka nënshkruar kontratë me vlerë prej 16 milionë funtesh me gjigantin e veshmbathjeve sportive Puma, ka njoftuar The Sun.

Ish kapiteni i Arsenalit besohet se ka nënshkruar marrëveshje 5-vjeçare. Ai i bashkohet yjeve të Manchester Cityt, Sergio Aguero e Yaya Toure.

Dyshes së Manchester Unitedit, Nemanja Vidic e Phil Jones si dhe mesfushorit të Arsenalit, Mikel Arteta, që kanë marrëveshje me Puma. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori