Fabregas nuk frikesohet nga Barcelona!
Albeu.com
Çesk Fabregas, nuk ka frikë nga sfidat e ardhshme kundër Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Nëse duam ta fitojmë këtë kompeticion, duhet të mundim këdo që na del përpara.Nëse do të na kishte rënë në short Bordoja ose Lioni, njësoj do ta kishim pritur".

"Barcelona është një skuadër e madhe, por ne futemi në ndeshje me mentalitetin e fitores. Ne do të luajmë kundër skuadrës më të mirë në Evropë e ndoshta në botë. Djemtë tanë mezi e presin një rast të tillë sepse është mundësia për të luajtur kundër një tjetër skuadre të madhe dhe në një tjetër stadium të bukur", ka thene Fabregas.
Shtuar më 26/03/2010, ora 18:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori