Fabregas: Nuk po ndërmjetësoj për blerjen e Messit
Cesc Fabregas mohon në mënyrë kategorike raportimet se ai po ndërmjetëson për transferimin e Lionel Messit te Chelsea. Mesfushori i "Bluve" të Londrës, i cili njihet për marrëdhëniet e ngushta madje edhe familjare me sulmuesin argjentinas, këmbëngul se ai nuk ka të bëjë me interesimin e mundshëm të skuadrës së Roman Abramovich, madje ndihet i shqetësuar se emri i tij përmendet nga mediat.

"Më bezdis shumë fakti që thuhet se unë po ndërmjetësoj bisedimet për blerjen e Messit nga Chelsea. Unë nuk merrem me këto gjëra, jam thjesht një futbollist. Unë dyshoj mbi vërtetësinë e gjithckaje thuhet për Luis Enriquen dhe Messin. Leo është një djalë shumë i qetë dhe unë nuk kam parë agjë të tillë gjatë tre viteve në këtë skuadër. Ai është i lumtur te Barcelona, por edhe klubi është i lumtur me të", është shprehur Fabregas. /albeu.com/

Shtuar më 09/01/2015, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori