Fabregas premton se do ia vështirësojë jetën Messi në 90 minutat e sotme
Pëlqej
Cesc Fabregas ndihet i motivuarpara përballjes së dytë dhe vendimtare kundër Lionel Messin dhe u premton tifozëve se do të bëjë maksimumin për t'ia vështirësuar jetën ish-shokut të skuadrës tek Barcelona.

“Nëse kam fatin të luaj, është e vërtet se do të pozicionohemi në zona më pranë portës, por ta ndalim Messin, do të jetë e vështirë, ama unë do të bëj gjithçka që është e mundur për ta bërë atë të ndihet i parehatshëm në mënyrë që të mos bëjë performancën më të mirë. Do ta shqetësoj gjatë gjithë lojës”, tha Fabregas.

“Tani e shoh atë si rival që dëshiron të fitojë, dhe unë e dua të njëjtën gjë. Luajmë në ekipe të ndryshme dhe secili lojtar ia dëshiron më të mirën klubit të vet”, përfundoi ai./albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori