Fabregas shtyn udhëtimin drejt Spanjës
Pas viteve të spekulimeve, një zëdhënës i skuadrës kampione të Evropës njoftoi të premten se transferimi i kapitenit të Arsenalit, që spekulohet se vlen rreth 43.5 milionë eurosh, do të kompletohet "brenda orëve".

Sky Sports News ka njoftuar se Barcelona ka udhëzuar Cesc Fabregasin të mbetet në Angli deri në përfundim të Superkupës së Spanjës të dielën.

Fabregas pritej të udhëtonte drejt Spanjës të shtunën për të finalizuar marrëveshjen për rikthimin në klubin e tij të fëmijërisë para ndeshjes së Barcelonës kundër Realit në Superkupë të dielën.

Por, trajneri i Barcelonës Pep Guardiola i ka thënë mesfushorit i cili pritet të nënshkruan kontratë 5-vjeçare dhe konsiderohet si pasardhës afatgjatë i Xavit të anullojë fluturimin për të mos e shqetësuar Arsenalin.

Fabregas nuk ishte përfshirë ne ekip për ndeshjen e javës së parë në Premierligë kundër Newcastles të shtunën. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2011, ora 21:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori