Fabregas: Wengerin e kam si baba
Cecs Fabregas sot do të përballet me skuadrën ku u rrit dhe u bë i njohur.

Arsenali do të vizitojë sot Chelsean, për javën e pestë të Premier Ligës . Spanjolli ka folur për ish-trajnerin tek Arsenal, Arsene Wengerin, të cilin e konsideron si baba.

“Unë e dua Arsene Wengerin si njeri, e dua natyrisht edhe si trajner. Gjithmonë do të them se ai është si një baba për mua dhe gjithmonë do të jetë”, tha Fabregas. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2017, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori