Fabregas zgjedh fituesin e Champions-it
Cesc Fabregas i cili luan aktualisht me skuadrën e Monacos ka bërë parashikimin e tij se cila skudër fiton Champions-in këtë sezon.

Spanjolli ka shkruar në Twitter në lidhje teksa nuk ka asnjë dyshim se do ta fitojë Barcelona.

Për sa i takon Europa League, Fabregas ka zgjedhur dy ish-ekipet e tij si favorite për të fituar trofeun, Chelsea ose Arsenal. Një tifoz e ka thumbuar: "Gjithmonë diplomatik".

Përgjigja e futbollistit ka qenë e menjëhershme: "Kush tjetër? Janë dy skuadrat më të mira të kompeticionit: them atë që mendoj".
Shtuar më 15/03/2019, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori