Fabregasit i vishet "me zor" fanella e Barcelones
Albeu.com
Me muaj po spekulohet për një kalim të Cesc Fabregasit në Barcelonë. "Djali i humbur" i Barçës po pritet të kthehet nga Arsenali i Londrës. Derisa futbollistët e Spanjës e festuan titullin të hënën para një tifozërie të madhe, dy ...... lojtarët e Barcelonës, Carles Puyol e Gerard Pique, sërish e kanë ngjallur dëshirën për transferimin e Fabregasit, shkruan mediat e huaja të martën. Fabregas qëndronte në skenë përkrah portierit zëvendësues të Spanjës, Pepe Reinas, duke mos ditur asgjë. Papritmas i erdhi dyshja e Barçës dhe ia veshi 23-vjeçarit një fanellë të Barcelonës. Reina që ishte ulur përkrah nisi të brohoriste: "E ardhmja e Barcelonës, e ardhmja e Spanjës. Cesc Fabregas!".

Por, kjo shaka e futbollistëve të Barcelonës nuk pritet të bëjë aq shumë bujë në Arsenal. Fabregasi pasi fitoi titullin e kampionit të botës me Spanjën të dielën, ia dedikoi triumfin bashkëlojtarëve të tij në Arsenal dhe tifozëve të skuadrës. Ai po ashtu menjëherë e hoqi fanellën e Barcelonës, pasi përfundoi shakaja e bashkëlojtarëve.

Arsenali dëshiron me çdo kusht që ta mbajë Fabregasin, ndërsa edhe futbollisti nuk ka dhënë ndonjë sinjal se dëshiron të largohet. Më herët ai ka potencuar se nëse largohet nga Arsenali, atëherë do ta bëjë këtë vetëm për t'u kthyer në Barcelonë.
Shtuar më 14/07/2010, ora 11:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori