Fadil Vokrrit si futbollist, manovrat dhe aftësitë e tij (VIDEO)
Fadil Vokrri, do të mbetet një legjendë e futbollit kosovarë

Dhe sigurisht që është edhe merita e tij që sot Kosova është e pranuar në FIFA e UEFA.

Ai ishte ndër lojtarët më të pëlqyer të ish Jugosllavise në fund të viteve tetëdhjeta.

Ishte shpallur futbollist viti, ne vitin 1986 ne ish Jugosllavi, dhe ishte kërkuar edhe nga Juventusi.

Në vitet '80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit.

Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij. Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi.

Mirosllav Bllazheviç, trajneri i KF Prishtina e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi. Mirëpo, në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Sipas ligjit jugosllav, sportistët jugosllavë nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeç. /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2018, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori