Fakti që Reali po kërkon një portier nuk do të thotë se do të shitet Navas
Perez nuk e mendon aspak largimin e Keylor Navas nga “Santiago Bernabeu”.

E ardhmja e kostarikanit është vendosur në dyshim, që kur madrilenët kanë shfaqur interes për Alisson të Romës, apo David de Gea të Manchester United. Megjithatë numri një i klubit madrilen përgenjeshtroi këto zëra duke siguruar qëndrimin e Navas te “Los Blancos” edhe në të ardhmen.

31-vjeçari po luan sezonin e tij të katërt në “Bernabeu”, teksa është aktivizuar në 92 takime në La Liga./albeu.com/


Shtuar më 23/04/2018, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori