“Falcao do të jetë figura e Kampionatit Botëror"
Legjenda kolumbiane, Carlos Valderrama, beson se Radamel Falcao do të jetë një nga emrat që do të shkëlqejnë në Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Sulmuesi 27-vjeçar ka shënuar nëntë gola në 14 paraqitje me Monacon në Ligue këtë sezon dhe luajti rol të rëndësishëm në kualifikimin e Kolumbisë në ‘Brazili 2014’.

Falcao duhet të jetë i përgatitur që të jetë figura e Kampionatit Botëror. Dhe ai do të jetë”, është shprehur Valderrama për Goal. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2013, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori