Falcao i ofrohet Real Madridit
Pëlqej
Real Madridi ka mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin kolumbian, Radamel Falcao.

Sulmuesi kolumbian nuk po kalon ditë të mira te skuadra franceze Monaco, pasi tani është i nënshtruar.

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit ka qenë jashtë formacionit të Monacos që nga ardhja e trajnerit Thierry Henry.

Kjo situatë e ka acaruar sulmuesin dhe agjentin e tij, të cilët duan ta gjejnë një ekip të ri shumë shpejt.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Real Madridit iu është dhënë mundësia të nënshkruajnë me Falcaon në afatin kalimtar të janarit.

Agjenti Jorge Mendes ka kërkuar të lëvizë klientin e tij dhe pavarësisht se ka mbetur 18 muaj në kontratën e tij ai mund të kthehet në kryeqytetin spanjoll pas vitit të ri.

Falcao thuhet se iu ofrua Realit edhe në afatin kalimtar të verës, por u refuzua nga trajneri Julen Lopetegui.
Shtuar më 18/11/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori