Falcao: Inzaghi, frymëzuesi im
Sulmuesi i Atletico Madrid, kolumbiani Radamel Falcao ose më mirë "Mister 60 milionëshi", ka shprehur admirimin e tij për ish-sulmuesin e Milan dhe Italisë Filippo Inzaghin, duke theksuar se SuperPipo ka qenë frymëzim për të.


"A është e vërtetë se e kam lutur Mario Yepes të kërkojë nga Inzaghi ta nënshkruajë fanellën e Milanit për mua? Sigurisht. Inzaghi është një sulmues të cilin e kam admiruar për shkak të gjakftohtësisë së tij para portës. Ai më ka frymëzuar me stilin e tij të lojës", ka thënë për "TuttoSport" Radamel Falcao. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2012, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori