Falcao kërkon të rikthehet tek Atletico Madrid
Radamel Falcao do të dëshironte shumë një rikthim tek Atletico Madridi.

Mediat iberike theksojnë faktin se "Los Cholconeros" janë zgjedhja e parë e sulmuesit të Monacos në rast se ky i fundit vendos të largohet nga Principata.

Shpresat e kolumbianit për veshur sërish fanellën e Atleticos duket se janë shtuar më tepër së fundmi, me Griezmann që mendon të largohet nga "Wanda Metropolitano".

Edhe pse për 33-vjeçarin kanë shprehur interes disa skuadra të tjera, dëshira e Falcaos është që të luajë me skuadrën ku hodhi hapin e madh në karrierë nga viti 2011 deri në 2013-ën.
Shtuar më 20/03/2019, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori