Falcao largohet nga Monaco, Milani në pritje
Sipas mediave spanjolle dhe portugeze Radamel Falcao ka vendosur të largohet në fund të sezonit nga Monaco, shkruan Albeu.com.

Në fakt kolumbianit i mbaron kontrata në vitin 2020 por nuk ka parakushte për rinovim dhe Monaco është e gatshme ta shesë ne merkaton e verës për mos ta humbur me parametra zero pas nje viti.

Ndërkohë Falcao foli për gazetën spanjolle "AS" për interesimin e Milanit:

"Tani unë vetëm dua ta mbyll këtë sezon në mënyrën më të mirë, dua të luajnivelet më të larta, në Francë apo në një tjetër kampionat të madh europian ", përfundoi Falcao.

Në karrierën e tij Falcao ka veshur fanellën e e River Plate, Porto, Atletico Madrid, Manchester United, Chelsea dhe Monaco. /albeu.com/


Shtuar më 20/04/2019, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori