Falcao League (VIDEO)
Sot në "National Arena" të Bukureshtit, në orën 20.45 luhet fianlja e Europa League mes Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao. Përveç faktit që finaliste janë dy ekipe spanjolle dhe përballë njëri-tjetrit do të jenë dy trajnerë argjentinas, të cilët kanë qënë mësuesi dhe nxënësi për njëri-tjetrin, fokusi do të jetë edhe mbi sulmuesin kolumbian Radamel Falcao.

Sulmuesi u transferua nga Porto për te Atletico Madrid verën e kaluar për shifrën e madhe të 40 milionë eurove. Atë sezon Falcao fitonte Europa League me Porton duke mposhtur në finale portugezen tjetër Sporting Braga dhe ishte ai që shënonte golin e fitores.

Në sezonin 2010-2011 të Europa League Radamel Falcao do të arrinte një tjetër rekord duke shënuar plot 17 gola duke fituar edhe çmimin e "Golashënuesit më të mirë të kompeticionit".

Nëse sot Atletico Madrid do të fitojë sot trofeun, Radamel Falcao do të bëhej lojtari i parë në historinë e futbollit që do të fitonte dy trofe rresht të Europa League me dy ekipe të ndryshme. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2012, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori