Më në fund, Falcao në Manchester United
Pëlqej
UPDATE - Drejtori sportiv i Manchester United, Ed Woodward ka konfirmuar transferimin e Radamel Falcaos nga gjiganti francez, Monaco.

Edhe agjenti Gianluca Di Marzio, ka konfirmuar transferimin duke thënë se transferimi është realizuar me sukses.

“Jami ngazëllyer që jam pjesë e Mancheter United këtë sezon si huazim. Manchester United është klubi më i madh në botë dhe është qartë i përkushtuar për t'u kthyer në maje. Mezi pres të punoj me Van Gaalin dhe t'i kontribojmë historisë së United”, u shpreh Falcao pas kompletimit të transferimit.

----

23:45 - Manchester Unitedit i është njohur zgjatja e afatit kalimtar për të kompletuar transferimin e Falcaos, njofton Sky Sports.

Më parë ishte njoftuar se United ka pezulluar shitjen e Welbeck te Arsenali për shkak të mundësisë së dështimit të transfertës së Falcao.

----

Transferimi i Falacos tek Manchester United është në rrezik. United zyrtarisht ka kërkuar zgjatje afati edhe për 1 orë për të përfunduar testet mejkësore dhe për të përfunduar procedurat e transferimit të Falcaos.

Sipas mediave angleze, Radamel Falcao ka nënshkruar me Unitedin por pritet përfundimi i procedurave.

---

Vetëm edhe disa minuta kanë mbetur nga përfundimi i merkatos, dhe pritet që United të dërgojë shkresën në Liga Premier dhe më pas Liga Premier duhet ti fus në sistemi e FIFA-s. Nëse këto nuk realizohen, kalimi i Falcaos mund të dështojë.

Më herët, Falcao është shrehur për mediat:

"Eshtë një ëndërr që është bërë realitet që t'i bashkohem një klubi si Manchester United, një prej klubeve më të mëdha në botë. Unë gjithmonë kam ëndërruar që të luaj për një prej klubeve vërtet të mëdha dhe të fitoj shumë trofe. Eshtë një mundësi jetësore, dhe ju nuk mund ta refuzoni. Jam një fans i madh i futbollit anglez dhe e shikoj kur do që kam mundësi. Tani realiteti është se unë do të luaj këtu”.

---
Sulmuesi i ri i Manchester United, Radamel Falcao, ka arritur në Mançester, dhe është drejtuar për në qendrën stërvitore të Carrington për testet mjekësore të cilat i realizoi në orën 16:00.

Transferimi i tij pritet ti kushtoj Unitedid rreth 60 milion euro. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 01:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori