Falcao nuk largohet nga Monaco
Pëlqej
Falcao dëshiron të qëndrojë te Monaco. Edhe pse shumë klube të mëdha si Reali i Madridit, Juventusi, Manchester City dhe Milani, kanë shfaqur hapur dëshirën për ta patur në skuadër, Radamel Falcao as që nuk do të dijë teksa deklaroi edhe një herë tjetër se dëshiron të qëndrojë te Monaco.

Sulmuesi kolumbian fundjavën që sapo lamë pas ishte përcaktues në fitoren e ekipit të principatës 1-0 ndaj Nantes në transfertë , pasi shënoi golin e vetëm të asaj sfide duke i dhënë mundësi Monacos të merrte tre pikët e para në sezonin e ri.
Shtuar më 25/08/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori